Efi ka qenë e ftuara e parë në rubrikën “Këndi i kuq” në programin “Miqtë e pasdites” në RTSH me Beniada Nishanin. Si dy mikesha të mira që janë ato patën një intervistë të bukur dhe të sinqertë.
Gjatë intervistës Efi zbuloi se ajo ka marrë pjesë si aktore në një komedi e cila do të shfaqet më 20 shkurt. “Dashuri me këste” quhet komedia, për të cilën Efi u shpreh e lumtur, teksa uroi që të pëlqehet edhe në këtë rol.
Ajo tha se pas daljes nga “Big Brother VIP” ka eksploruar dhe provuar mundësi të shumta që i janë dhënë, si në aktrim, në moderim, biznes, por që në planet e saj të ardhme ka shumë dëshirë t’i përkushtohet edhe psikologjisë, pasi i pëlqen të merret me natyrën njerëzore.
Ajo u shpreh se sikur ajo në momente të caktuara ka marrë ndihmë, dëshiron që këtë të fundit t’ua ofrojë të tjerëve.
Kujtojmë që programi “Miqtë e pasdites” nisi pasditen e djeshme në RTSH dhe do të vijë pranë publikut çdo ditë, nga e hënë në të premten, në orën 17:00



















