Gjesti, pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, në një bisedë Egli Takon ka folur për lidhjen që kishte me Xheneta Fetahun.
Ai ka theksuar se ka patur ndjenja të forta për Xhenetën dhe se, për aq pak sa kanë qenë së bashku, e ka dashur me të vërtetë. Këngëtari tha se është lënduar shumë nga situatat që u krijuan mes tyre gjatë kohës që ishin në shtëpi.
Gjesti ka theksuar se ai i kishte dhënë shumë rëndësi lidhjes dhe ka patur shumë pritshmëri, por gjithsesi ka ndjerë dhimbje për mënyrën si u zhvilluan gjërat.
“Thjesht kam qenë i lidhur me të. Kam patur ndjenja për të, e kam dashur. Aq kohë sa kemi ndenjur s’kam mundur pa të. Jam lënduar për gjënë më të vogël. Jam prekur shumë. Shumë kam qenë i lënduar, se di si e kam mbajtur veten, plus mërzitja, plus gjëra e tjera personale. Krejt më janë mbledhur. Si kam mundur të duroj”, theksoi Gjesti.