Ky fillimviti e gjen autoren Ilda Lumani me një projekt të ri televiziv në një ekran të ri. “Miqtë e pasdites”, nën moderimin e Beniada Nishanit, është programi i cili pritet të mbërthejë teleshikuesit shqiptarë çdo ditë nga e hëna në të premten, në orën 17:00, në RTSH.
Prej vitesh Ilda Lumani, drejtoresha e revistës “Bordo”, është pjesë e pandarë e medias në tërësi dhe e programeve televizive në veçanti, ku do të përmendim, “Top Talent” (Top Channel), “X Factor”, “Piter Pan”, “Love Story” (TV Klan) dhe tashmë vjen me një projekt të përditshëm, ku falë eksperiencës së gjatë dhe punës së palodhur do të sjellë për publikun një program të mirë, të këndshëm dhe çlodhës, sikurse vetë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
-
Efi aktore: ndan detajet me Beniadën!
14 Janar, 09:43
“Për herë të parë një produkt nën logon @rtshqiptar Emocion ndryshe! I bukur!
Sapo kemi nisur me @iambeniada një pasdite ndryshe, me pretendimin e vetëm, për të sjellë një emision të këndshëm dhe çlodhës! Shpresojmë që @miqte_e_pasdites_rtsh të jetë i tillë për ndjekesit!
-
Nis sot “Miqtë e Pasdites”, me Beniada Nishanin!
13 Janar, 11:32
Sot, dita e parë ishte një sfidë, pasi na mungonte elementi kohë. Shumë gjëra do të shtrohen, rregullohen e përmirësohen rrugës, por të parat që dua të falënderoj janë mikeshat këmbëmbara, që u bënë pjesë e panelit sot! @noramalaj @greisspetrovic
@dorinamema_official @efi.dhedhes Faleminderit per besimin @aurorapolo_ Faleminderit nga mbeshtejten @bora.xhani Shihemi nesër e çdo ditë pune (????) në orën 17:00”, ka shkruar Lumani.
View this post on Instagram