KreuCelebrity

30 vjet lidhje, përse u nda Pep Guardiola nga bashkëshortja?!

30 vjet lidhje, përse u nda Pep Guardiola nga bashkëshortja?!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i shokoi fansat me lajmin e ndarjes nga partnerja e tij e jetës, Cristina Serra, pas 30 vitesh lidhje. Megjithatë, duket se të dy kanë mbetur në marrëdhënie miqësore. Sipas Sunday Mirror, në vitin 2019, Cristina Serra u kthye në Barcelonë me një nga tre fëmijët e çiftit. Pas më shumë se pesë vitesh, burime në Spanjë tani konfirmojnë ndarjen e tyre.

30 vjet lidhje, përse u nda Pep Guardiola nga bashkëshortja?!

Edhe pse të ndarë, Guardiola dhe Serra u panë bashkë gjatë Krishtlindjeve kur shkuan në teatër me njërën nga vajzat e tyre. Çifti u njohën në vitin 1994, kur Guardiola ishte lojtar në FC Barcelona, ​​por ata vendosën të martoheshin vetëm në vitin 2014, në një ceremoni intime. Së bashku, ata kanë tre fëmijë: Maria, Valentina dhe Marius. Pasi Cristina u transferua në Barcelonë në vitin 2019, çifti jetoi kryesisht të ndarë. Guardiola qëndroi në Mançester për t'u fokusuar në karrierën e tij, ndërsa Cristina e ndau jetën mes Spanjës dhe Britanisë së Madhe, e duket distanca ka ndikuar shumë në raportin e tyre, edhe të dy vazhduan të shiheshin së bashku në evente të ndryshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF