KreuCelebrity

Tentoi ta puthte me forcë, ç’ndodhi mes Jozit dhe Loredanës?

Tentoi ta puthte me forcë, ç’ndodhi mes Jozit dhe

Jozi dhe Loredana pavarësisht pëlqimit për njërti-tjetrin, kanë patur disa konflikte të shumta që ka ndikuar në marrëdhënien e tyre. Në lojën e zhvilluar nga Vëllai i Madh me këngën “Kiss Kiss”, Jozi tentoi ta puthe me forcë Loredanën, duke shkaktuar përplasje mes të dyve. Kjo situatë u diskutua gjatë edhe në Prime, ku Loredana u shpreh,

“Pas debatit që ka qenë përpara disa ditëve, unë nuk pranoja kontakt fizik nga ana e Jozit. Ai ndjen lejen që të afrohet dhe nuk repsekton fjalën time. Kjo ka qenë arsyeja që unë jam stepur për të bërë hapa të mëtejshme me Jozin dhe ky është një problem, mosrespektimin e fjalës time. Raporti im dhe i Jozit ka vazhduar, sepse unë te Jozi kam parë disa veti që më pëlqejnë te një djalë. Por prapë, episodet negative, e kam të vështirë t’i heq nga mendja. Më duhet prapë kohë. Më pëlqen, s’e kam mohuar ndonjëhereë. Por përsëri duhet t’i kemi idetë e qarta”.

Tentoi ta puthte me forcë, ç’ndodhi mes Jozit dhe

Ndërkohë Jozi tha se është  gjithmonë ai që insiston, qoftë për një përqafim ose një puthje.

Loredana më tej shtoi se ata janë akoma në njohje dhe ajo nuk dëshiron të gabojë. “Jozi ka këto shakatë e tepruara që nuk e kam të lehtë t’i pranoj. Është diçka që mund të rregullohet. E shoh Jozin që mund të përmirësohet. Ka vetitë që te një djalë shoh shumë. Nga Jozi nuk ndjej asnjë presion. Nuk është xheloz. Nuk më bën presion. Jozi shumë herë bëhet shumë territorial”, përfundoi ajo.

Kjo situatë ngjalli debate te të gjithë banorët, të cilët pjesa më e madhe nuk besojnë se marrëdhënia e krijuar mes tyre deri tani është e vërtetë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF