KreuCelebrity

Marina Vjollca: ja si e kalova periudhën e vështirë të shtatzëninë dhe sfidat shëndetësore të Getit!

Marina Vjollca: ja si e kalova periudhën e vështirë të

Marina Vjollca e ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, ka ndarë me publikun një histori të vështirë dhe emocionalisht të ngarkuar nga periudha e shtatzënisë dhe sfidat e shumta që ka kaluar. Ajo ka treguar hapur për vështirësitë që ka hasur, duke përfshirë rrezikun e dështimit të shtatzënisë dhe situatën e ndërlikuar familjare, që lidhej me shëndetin e Getit.

 “Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara,” ka thënë Marina.

Marina theksoi se gjatë asaj periudhe askush nuk e dinte se çfarë ajo po përjetonte, duke treguar një forcë të madhe dhe duke u bërë një njeri më i fortë.

Marina Vjollca: ja si e kalova periudhën e vështirë të

“Ishte një shtatzëni shumë e vështirë, që ishte duke dështuar. Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetë, për shkakun e gjendjes familjare, që unë përjetova me Getin, me sëmundjen e tij, i dhashë forca vetes, thashë që është duhet të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë jam bërë më e fortë. Askush në atë periudhë nuk e dinte se çfarë unë po përjetoja”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF