Një debat i fortë ka ndodhur mes Gertës dhe Rozanës gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku kjo e fundit i tha se si nënë e dy fëmijëve nuk i takon të veprojë në atë mënyrë.
Ndërkohë Gerta i është përgjigjur me një deklaratë të fortë e cila çoi në debate të mëdha të mëtejshme duke përfshirë gjithë shtëpinë.
“Unë kam atë që ti nuk e ke”, tha Gerta, ndërkohë që Rozana kërkoi përgjigje që çfarë nuk ka, “Që unë jam nënë e ti nuk je”.
Pas debatit Rozana është prekur ndërkohë që të shumtë kanë qenë banorët që i kanë dalë në mbrojtje, ndërsa Gerta vazhdonte të theksonte se nuk i interesonte arsyeja dhe me atë deklaratë që ajo i tha.