Rozana Radi është përfshirë në një debat me Gertën, ku pasi aktorja i tha se nënë e dy fëmijëve nuk të takon të flasësh ashtu, moderatorja i tha, “Unë kam atë që ti nuk e ke”.
Kjo situatë ka rënduar Rozanën e cila pas debatit, është prekur dhe ka qarë. Ajo u shpreh e shqetësuar teksa fliste me Gertin për partnerin e saj jashtë dhe për mamanë e tij e cila nuk ka qenë në dijeni të këtij problemi që ata kanë patur në çiftin e tyre.
Duke qenë e rënduar psikologjikisht, si asnjëherë më parë Rozana hapi zemrën me Gertin dhe tha se e ka dëshiruar shumë një fëmijë dhe se vite me radhë nuk ka mundur ta ketë. Të gjithë rrogën dhe madje në përpjekje për një shtatzani ajo ka mbetur edhe pa shtëpi.
-
Gerta shpërthen ndaj Rozanës: Kam atë që ti nuk e ke…!
16 Janar, 09:32
“Më shumë kam shkuar unë nëpër spitale se sa mjekët”, është shprehur Rozana, teksa u shpreh se partneri i saj e ka mbështetur dhe i ka thënë se ai ka zgjedhur atë dhe nëse nuk do kenë fëmijë nuk ka rëndësi.
Të shumtë kanë qenë banorët që i kanë dalë në mbrojtje, ndërsa Gerta vazhdonte të theksonte se nuk i interesonte arsyeja pse nuk ka fëmijë, ajo thjesht i dha përgjigje të asaj që Rozana tha.