KreuCelebrity

I tha s’ke fëmijë; reagon Andeta Radi: Gerta Gixhari nuk t’i fal kurrë lotët e motrës sime!

I tha s’ke fëmijë; reagon Andeta Radi: Gerta Gixhari nuk

Rozana Radi është përfshirë në një debat me Gertën, ku pasi aktorja i tha se nënë e dy fëmijëve nuk të takon të flasësh ashtu, moderatorja i tha, “Unë kam atë që ti nuk e ke”.

Kjo situatë ka rënduar Rozanën e cila pas debatit, është prekur dhe ka qarë. Për këtë gjë ka reaguar në mediat sociale edhe motra e Rozanës e cila në disa nga postimet e saj ka shkruar “Si mund ti thuash dikujt ato fjalë? Po je nënë Gerta dhe nuk është e bukur ti thuash një vajze kam atë që ti se ke.. ku e di ti historinë e jetës së Rozanës, ku e di ti, po s’ke si e di joo. Rozana askush s’ti meriton lotët. Gerta gixhari nuk t’i fal kurrë lotët e motrës sime".

Duke qenë e rënduar psikologjikisht, si asnjëherë më parë Rozana hapi zemrën me Gertin dhe tha se e ka dëshiruar shumë një fëmijë dhe se vite me radhë nuk ka mundur ta ketë. Të gjithë rrogën dhe madje në përpjekje për një shtatzëni ajo ka mbetur edhe pa shtëpi.

I tha s’ke fëmijë; reagon Andeta Radi: Gerta Gixhari nuk
“Më shumë kam shkuar unë nëpër spitale se sa mjekët”, është shprehur Rozana, teksa u shpreh se partneri i saj e ka mbështetur dhe i ka thënë se ai ka zgjedhur atë dhe nëse nuk do kenë fëmijë nuk ka rëndësi.

Të shumtë kanë qenë banorët që i kanë dalë në mbrojtje, ndërsa Gerta vazhdonte të theksonte se nuk i interesonte arsyeja pse nuk ka fëmijë, ajo thjesht i dha përgjigje të asaj që Rozana tha.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF