Thashethemi kryesor qe po qarkullon ne rrjet eshte se ish çifti presidencial i SHBA-ve, Barack dhe Michel Obama janë drejt ndarjes, për shkak të një personi të tretë, që thuhet se mund të jetë aktorja hollivudiane Jennifer Aniston.
Sipas DailyMail, gjithçka nis me mospjesëmarrjen e Michelle Obama në inaugurimin e Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA-ve, një traditë kjo amerikane ku ish-zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë duhet të marrin pjesë në ceremoni. Po kështu, ish-Zonja e Parë, nuk la pas pushimet e saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-Presidentit të SHBA-ve, Jimmy Carter, event ky, ku Barack Obama ishte i pranishëm, madje i ulur ngjitur me Donald Trump. Tabloidi britanik pretendon se çifti Obama po përjeton një krizë martesore. Por tradhtia me Aniston, është mohuar nga kjo e fundit.
Ylli i “Friends” me origjinë greke thote se Barack Obama e ka takuar vetëm një herë, ndërsa bashkëshorten e tij, Michelle Obama, e njeh më mirë. “E kam takuar vetëm një herë. Unë e njoh Michelle më mirë”, tha aktorja. Në veçanti, gjatë paraqitjes së saj në Jimmy Kimmel Live!, aktorja prezantoi një kopertinë reviste të titulluar “The Truth About Jen and Barack”.
Kopertina shkruante se Michelle Obama është “tradhtuar pasi Aniston vjedh vëmendjen e burrit të saj” dhe se Aniston dhe Barack janë “të fiksuar pas njëri-tjetrit”. Aniston sqaroi se thashethemet që e lidhin atë dhe 63-vjeçarin Barack janë “absolutisht të pavërteta.



















