KreuCelebrity

Pse u largua nga ekrani Arbana Osmani? Edi zbulon arsyen!

Pse u largua nga ekrani Arbana Osmani? Edi zbulon arsyen!

Regjisori Eduart Grishaj ka qenë i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania dhe ka folur mbi projektin e tij të filmit “Pasaporta”. I pyetur në lidhje me largimin nga ekrani të tij dhe të Arbanës, ai tha se shkëputja nga projektet televizive për ta ishte diçka për të cilën e ndjenin të nevojshme ta bënin pa u ndikuar nga askush.



 “Kemi menduar të bëjmë pak pauzë. Pas shumë viteve që punojmë në televizion e shohim që ka ardhur momenti që të bëjmë diçka të vogël por tonën, për qefin dhe dëshirën ashtu siç ne e mendojmë, siç është filmi “Pasaporta” i cili do të vijojë edhe në një sezon tjetër mbas një shkëputje të shkurtët të tij.

Pse u largua nga ekrani Arbana Osmani? Edi zbulon arsyen!

Kjo nuk ka të bëjë me të tjerë, pra pa pasur asgjë as me televizionin apo bashkëpunëtorët e tij”, tha regjisori Grishaj.

Më tej ai shtoi se pas filmit, mund të rikthehet sërish në televizion pasi i pëlqen t’i miksojë gjërat,  “Gjithmonë jam munduar t’i miksoj gjërat e mia. Bëj televizion, duhet të bëj dhe film, e mbase pas këtij filmi mund të bëj televizion”.

Kujtojmë që premiera e filmit “Pasaporta” do të mbahet sot, më 17 janar në orën 19:00 në Shqipëri dhe Kosovë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF