KreuCelebrity

"Femrën ta ka marr shoki,” Gjesti në gjendje të rënduar emocionale: Kërkon të largohet nga shtëpia e BBV!

"Femrën ta ka marr shoki,” Gjesti në gjendje të

Gjesti po pershkruhet si nje "fenomen" me vëmendjen e madhe te publikut shqiptar që ka terhequr prej hyrjes së tij në shtëpinë e BBV Albania vetëm 24 orë pas daljes nga BBV Kosova. Megjithatë, eliminimi dhe rikthimi i tij i menjëhershëm në lojë pas plot 3 muajsh duket se kanë sjellë sfida për të.

Një moment që ka bërë bujë është deklarata e Jozit, i cili ka përmendur ngjarje nga pjesëmarrja e Gjestit në Big Brother VIP Kosova. Jozi e akuzoi atë duke thënë: “Ti je i vogël, madje femrën ta ka marr shoki,” duke iu referuar një tjetër ish-banori të BBVK. Edhe Xumi madje dhe vetë Egli e kanë provokuar për të marrë vesh më shumë. Si pasojë e këtyre komenteve, këngëtari është parë në gjendje të rënduar emocionale. Ai ka theksuar disa herë se nuk i lejohet të flasë për ngjarje nga Big Brother VIP Kosova.

“Vëllai i Madh, nëse lejohen me u përmend këto sene prej jashtë, unë dal nga shtepia,” ka thënë ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF