KreuCelebrity

Filmi “Pasaporta” mban premieren në Tiranë!

Filmi “Pasaporta” mban premieren në Tiranë!

Këtë të premte u mbajt premiera e filmit “Pasaporta”, me regji të Eduart Grishaj. Një film i realizuar me mjeshtri, i bazuar në ngjarje të verteta, mbi dhimbjet dhe vështirësite e emigracionit ilegal.

Filmi “Pasaporta” mban premieren në Tiranë!

Pas filmit të shumta kanë qenë komentet pozitive, duke e cilësuar këtë film si një super realizim, falë edhe kastit të përzgjedhur. Në "Pasaporta" një rol të vogël kishte edhe Arbana Osmani, duke bërë në film atë që di të bëjë më mirë, moderimin.

Filmi “Pasaporta” mban premieren në Tiranë!


Të shumtë ishin emrat e njohur të botës së artit dhe medias që kaluan në tapetin e kuq.

Filmi “Pasaporta” mban premieren në Tiranë!

Kujtojmë që filmi “Pasaporta” vjen me një skenar të shkruar nga vetë Eduart Grishaj, në bashkëpunim me skenaristin e njohur shqiptar, Luan Bexheti.

Filmi “Pasaporta” mban premieren në Tiranë!

Filmi përqendrohet në historinë e një të riu shqiptar, Arbeni, i cili ëndërron të largohet nga Shqipëria për të ndjekur një jetë më të mirë në Perëndim. Pasi arrin të sigurojë një pasaportë të rreme, ai nis një udhëtim të mbushur me sfida dhe pengesa të panumërta.

Filmi “Pasaporta” mban premieren në Tiranë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF