Realiteti i të punuarit përkrah Princit Harry dhe Meghan Markle është zbuluar në një artikull të ri - me disa burime që pretendojnë se Dukesha ishte aq e vështirë, sa njerëzit që punonin për të, “kishin nevojë për 'terapi'. Dyshja është përfshirë në shumë projekte të ndryshme në rrjedhën e viteve, duke nisur nga kujtimet e Harry-t, “Spare”, te podkasti i Meghan-it Archetypes dhe dokumentari i diskutueshëm i çiftit në Netflix, “Harry & Meghan”.
Dhe ndërsa disa kanë pohuar se çifti është plot me ide të mira të cilat në fund u është dashur t`i braktisnin për arsye praktike, të tjerë thonë se ata u përpoqën të mendonin diçka të mirë për ciftin, por thjesht nuk mundeshin sipas “biblës” së shoqërisë amerikane, Vanity Fair. Kur i lindi ideja e podkasteve pas marrëveshjes me Spotify, Duka thuhet se donte të realizonte një puntatë ku intervistonte burra të fuqishëm me histori të ndërlikuara - si Vladimir Putin dhe Donald Trump -e zbuluar kjo fillimisht nga Bloomberg.
Harry tregoi një interes të veçantë se si përvojat personale të këtyre burrave i shndërruan ata në sociopatë, kujton një burim që ka punuar ngushtë me çiftin në projekte audio. Madje, ai kishte ngritur pikëpyetjen se përse nuk i kishte ndjekur dhe vetë gjurmët e figurave të tilla, duke i thënë gjoja një burimi: ‘Kam një traumë shumë të keqe të fëmijërisë. Natyrisht. Nëna ime praktikisht, u vra. Çfarë është ajo për mua që nuk më bëri një nga këta njerëz të këqij?'
Sakaq, gati dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së çiftit me Spotify, Meghan shfaqi premierën e saj të podcast Archetypes - që synonte fuqizimin e grave duke thyer stereotipet gjinore. Megjithatë, puna me atë që disa ish bashkëpunëtorë e përshkruajnë si “vajzë të ligë’, nuk ishte aspak e lehtë. Dy burime i thanë Vanity Fair se një koleg i tyre që punoi për Archetypes mori një pushim vetëm pas tre episodeve të para, e pastaj u largua krejtësisht nga Gimlet. Ndërkohë, disa të tjerë pohuan se kishin marrë pushime të gjata nga puna për t'i shpëtuar bullizmit të Meghanit, teksa ishin detyruar t`i nënshtroheshin terapisë pas punës me Dukeshën.



















