KreuCelebrity

Futbollisti i Kombëtares, baba për herë të tretë!

Futbollisti i Kombëtares, baba për herë të tretë!

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka ndarë me gëzim se është bërë baba për herë të tretë. Ai dhe partnerja e tij serbe, Alisa Jalize, kanë njoftuar se janë bekuar me ardhjen në jetë të djalit të tyre të dytë, të cilin e quajtën Aron Noah.

Futbollisti i Kombëtares, baba për herë të tretë!

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Gjimshiti shprehu gëzimin dhe mirënjohjen e tij, duke shkruar: "Me zemra plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Gjimshiti. Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhuratat më të bukura që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar. Mirë se erdhe në botë, vogëlushi ynë."

Me ardhjen e Aron Noah, familja Gjimshiti tashmë ka tre fëmijë: dy djem dhe një vajzë, duke e bërë edhe më të plotë këtë familje të lumtur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF