Këngëtari Dylan Reka ka qenë i ftuar në programin “Miqtë e Pasdites” në RTSH dhe ka diskutuar mbi temën “A bëhet fama toksike? Si mund të menaxhohet ajo?, së bashku me Kleansën.
Gjatë bisedës me Beniadën, Dylan Reka foli edhe për rrugëtimin e tij artistik, duke kujtuar si fillim suksesin që ka patur në hapat e parë në “X Factor”, ku u rendit i treti, e më pas pjesëmarrja në Festivalin e Këngës në RTSH për dy vite me radhë, ku u rendit i shtati dhe pas një viti u përfol nga mediat e huaja si kënga pretendente për çmimin e parë për në Evrovizion, por u rendit i treti. “Kam një rrugë shumë të bukur me Festivalin”, tha ai.
Këngëtari u shpreh se duartrokitjet janë mbidoza më e lartë që mund të pushtojë trupin, dhe ndërkohë që përpiqet që muzika komerciale të jetë e mirë.
Dilani foli edhe për vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij, pasi ka patur shumë dyer, që edhe pse janë dukur sikur i janë hapur, në fakt i janë mbyllur menjëherë. “E rëndësishme është që të gjesh njerëzit e duhur që të respektojnë për atë që je”, teksa falënderoi menaxherin e tij Jeris Kaso për mbështetjen dhe gjithashtu nuk la pa përmendur autoren e programit “Miqtë e Pasdites”, Ilda Lumani, të cilën e falënderoi dhe i uroi suksese në këtë rrugëtim të ri.
Për sa i përket jetës private, ai tha se e ka lënë pak pas dore, pasi synimi i tij si fillim është të krijojë baza të forta në karrierë.