KreuCelebrity

“Nuk dua të vdes në sheshxhirim”: 60 vjet karrierë, Michael Douglas tërhiqet nga aktrimi!

“Nuk dua të vdes në sheshxhirim”: 60 vjet karrierë,


Pas një karriere që zgjati gati 60 vjet, Michael Douglas  ka vendosur t`i thotë “boll” botës së kinemasë. “Them se nuk jam në pension sepse nëse do të ndodhte diçka vërtet e veçantë, do të kthehesha. Por në të kundërt, jo”, shprehet legjenda e Hollivudit.

“Nuk dua të vdes në sheshxhirim”: 60 vjet karrierë,


Douglas ishte i ftuar në Festivalin e Filmit Karlovy Vary në Republikën Çeke për të prezantuar një kopje të restauruar të filmit klasik të Milos Forman, "One Flew Over the Cuckoo's Nest". Fitues i Oskarit në vitin 1988 për Aktorin më të Mirë në një Rol Kryesor për "Wall Street", aktori hollivudian, tani në të 80-at, ka njoftuar tërheqjen e tij nga filmi, duke synuar t'i kushtojë më shumë kohë familjes së tij.

Në katër vitet e fundit, aktori është shfaqur në "Ant-Man and the Wasp: Quantumania" dhe miniserialin "Franklin". "Nuk kam punuar që nga viti 2022 qëllimisht, sepse kuptova se duhej të ndaloja", shpjegoi Douglas. "Kam punuar shumë për gati 60 vjet dhe nuk doja të isha një nga ata njerëz që vdesin në shesh xhirimi. Nuk kam ndërmend të kthehem". Aktori zbuloi gjithashtu se ka "një film të vogël të pavarur" nga i cili po "përpiqet të nxjerrë një skenar të mirë", por arriti në përfundimin se, "në frymën e ruajtjes së një martese të mirë", për momentin është i lumtur të shijojë jetën në krah të gruas së tij, Catherine Zeta-Jones.