Fermeri finalist i Ferma Vip 2, Erand Sojli menjëherë pas qëndrimit në Ferma Vip ka zbuluar pasionin më të ri.
“Njëri nga projektet ka lidhje me kuzhinën dhe ka si qellim promovimin e kuzhinës shqiptare”, shprehet ai i pyetur për nismën e tij më të fundit.
Gjithashtu, aktori i humorit dhe regjisori i disa filmave shqiptarë ka promovuar edhe projektin e tij “Open Cinema”.
“Në sajë të projektit “Open Cinema”, nesër në sheshin e qytetit të Gramshit shfaqet filmi “Love Lies & Newspaper “. Film, i cili ka dalë nga dy serialet e mi “Wanted” dhe “Një dado për babin”. Marjana Kondi është aktorja kryesore e filmit dhe do të jetë e ftuar nderi bashkë me Irma Libohovën që do të këndojë në këtë event. Eventi organizohet nga Skender Jaçe Kineast”, shprehet Erand Sojli.
Duket se pas Ferma Vip 2, projektet e reja për Erand Sojlin nuk kanë të ndalur. Mes pushimeve dhe angazhimeve profesionale ai duket i realizuar me artin e tij.
-
Lirohet Noizy, bën deklaratën e parë pas arrestimit në Zvicër!
11 Korrik, 09:35 -
SCORPIONS rikthehen në zemër të Shqipërisë përsëri pas 24 vitesh!
10 Korrik, 19:21



















