Arrestimi i Noizyt në aeroportin e Cyrihut pati jehone te madhe ne media, e nuk kanë munguar reagimet nga kolegët e tij në muzikë. Një prej tyre ishte edhe Stresi, i cili përmes një videoje në InstaStory shprehu keqardhje për mënyrën si publiku shqiptar shpesh reagon ndaj fatkeqësive të të tjerëve.
“Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Në Shqipëri gjithmonë i bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq,” tha ai.
Stresi u shpreh i bindur se gjithçka është rezultat i një keqkuptimi të madh, madje e cilësoi si një inskenim të qëllimshëm ndaj Noizyt, që sipas tij, ndodhi në një moment kritik për karrierën e tij, menjëherë pas publikimit të albumit të ri dhe nisjes së projekteve të reja.
“Unë jam 100 për qind që është një keqkuptim shumë i madh… një padrejtësi shumë e madhe,” u shpreh ai, duke u pozicionuar hapur në krah të kolegut të tij.



















