Ndryshe nga fermerët e tjerë, Erand Sojli ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë me prindërit në plazhet e jugut.
“Pushimet po i kaloj në Livadh, Himarë, Sarandë etj, me mamin dhe babin, të cilët erdhën për të më qëndruar pranë pas daljes nga Ferma Vip 2. Kemi zgjedhur plazhe të qeta pa zhurma dhe rrëmujë për t’ju kthyer më pas prezantimit të projekteve për sezonin e ri artistik”, shprehet ai.
Po ashtu ai ka ndarë disa foto edhe me miqtë e tij më të ngushtë që kanë ardhur për të.
“Po kaloj edhe pushime me miqtë e ngushtë, biznesmen dhe artistë shqiptarë dhe nga Kosova, që kanë ardhur të më takojnë dhe të ma zbukurojnë realitetin pas izolimit 3 mujor”, shprehet ai.
-
Ylli Dreshaj pushime luksoze në Zvicër dhe Shëngjin. Dalin fotot!
10 Korrik, 14:44 -
Të gjitha të vërtetat e Livias! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO
10 Korrik, 13:21



















