Pas aludimeve qe kane mbushur rrjetin per një ndarje të mundshme me këngëtaren Filloreta Raçi (Fifi), ka reaguar për herë të parë partneri i saj, Adis Patushi. Ai ka ndarë një postim të shkurtër, por plot nenkuptim, në llogarinë e tij në Instagram, duke zgjedhur një poezi të njohur të Agim Doçit:
“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…”
As Adis dhe as Fifi nuk kanë bërë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë për të konfirmuar ndarjen, por veprimet e tyre në rrjetet sociale vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje. Fifi ka fshirë prej kohësh nga Instagrami i saj të gjitha fotot ku shfaqej krah Adisit.



















