BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.
Së fundmi i ftuar për BORDO, Flavokado, ndryshe mund ta njohin si atë që ka zgjedhur rrjetet e tij sociale për të ndarë pasionin e tij për ushqimin. Flavokado ka gatuar tiramisunë e famshme me limon, ndryshe nga ajo tradicionalja me kafe, që bëhet me kakao. Kjo tiramisu duke shtuar limonin jep shumë freski dhe tani për verën le të themi përshtatet goxha.
Së pari pse Flavokado? Shumë interesant nga kjo gjetje?
Flavokado sepse po mundohesha shumë që të gjeja një emër që të mbahej mend nga njerëzit dhe po shikoja domethënë më shumë këtë pjesën e shkronjave të përbashkëta të dy fjalëve Flavio dhe avokado dhe bëra lidhjen domethënë meqë kishin këto dhe thashë pse mos të bëj një gjë të tillë.
Pasionin për gatimin e ke të trashëguar sepse kemi parë dhe babain tënd që i qan ato gatimet tradicionale.
Vërtetë janë videot me babin që besoj se dallohen më shumë. Gjysma e fansave domethënë që më ndjekin janë të babit, nuk janë të mitë. Po gjithashtu është edhe patjetër nga gjyshja, nga mami. Pra, e gjithë familja ka qenë në një farë mënyre apasionuar me ushqimin dhe kjo është trashëguar patjetër edhe tek unë që mundohem të gatuaj, të sjellë ca receta interesante le të themi.
Recetat nga i mer?
Kudo, në qoftë se inspirohem diku e përshtas atë recetë, për kulturën tonë Për traditat që ne kemi lidhur me ushqimin dhe normalisht me përbërës të thjeshtë ne mund t'i gjejmë të gjithë nëpër shtëpia, nëpër markete shumë kollaj pa u lodhur, pa u munduar shumë.



















