KreuCelebrity

Kejsi pas Fermës: Nga bashkëjetesa, te përplasja me Limin & kush s’e meritonte fitoren! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.

Së fundmi ish-konkurrentja e "Ferma VIP 2", Kejsi ka dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO, ku ka treguar shumë për lidhjen e saj, bashkëjetesën, eksperiencën në "Ferma Vip" dhe marrëdhënien me ish-fermerët e tjerë. 

 

Si do ta përshkruaja përvojën tënde tani në Fermë VIP?

Kejsi: Unike, e paharrueshme, shumë e bukur. Sfidat ishin më të mëdha gjatë qëndrimit tim: distanca nga familja, mungesa e komunikimit me ta, kujdesi për kafshët dhe ambienti.

Për raportin me Limi dhe Alba, e parashikove si lojë dhe sapo dolën u ndanë.

Kejsi: Po, ishte e vërtetë, unë e kam parashikuar, e kam thënë dhe kam stërthënë brenda në fermë, që është shumë e shkurtër, edhe është ajo që ndodhi doli fjala ime. A e vazhdon ende miqësinë me Limin? Jo.

Kejsi, je në një lidhje?

Kejsi: Po, jam në një lidhje, kam qenë edhe para eksperiencës në fermë, ndihem shumë mirë, është diçka shumë e bukur.

U përfol shumë për marrëdhënien tende dhe për vërtetsinë e saj, nëse është e vërtetë apo jo? Pse e ka mbajtur pak të rezervuar dhe në cilën pikë je sot?

Kejsi: Lidhja ime jo vetëm që ka qenë shumë e vërtetë, por momentalisht ka kaluar në një tjetër fazë, përtej imagjinatës së publikut, tani jemi në një bashkëjetesë dhe jemi shumë të lumtur.