Moderatorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj, ka ndarë së fundmi një episod emocional dhe pak të sikletshëm nga jeta e saj personale. Në një intervistë televizive në programin "Natën me Aulonën", ajo rrëfeu se gjatë një dasme të shoqes, nën ndikimin e atmosferës festive dhe ndoshta edhe të disa gotave, kishte shkruar një mesazh ish-të dashurit të saj.
Në këtë moment, Nebiaj tregon se, ndonëse mund të kishte qenë një veprim impulsiv i shkaktuar nga emocionet e momentit, mesazhi që ajo dërgoi ishte më shumë një kërkesë për të sqaruar disa gjëra nga e kaluara. Moderatorja shtoi se, pas dërgimit të mesazhit, pati një periudhë të tërë pasigurie dhe reflektimi, duke u përpjekur të kuptonte motivet e saj dhe pasojat e mundshme që ky veprim mund të kishte në marrëdhënien e saj me ish-të dashurin.
"Kemi qenë tek dasma e shoqes time. Ka ca vite por e mbaj mend se ka qenë epike fare. Por u pendova në atë sekondë. U pendova! Kishin ardhur të gjithë shoqet, filluan me ekspertizën sesi ai mesazh që të mos mbërrinte. Nuk mbaj mend çfarë i kam shkruar, ishte një moment gabimi ishte sa ishim impenjuar dhe merreshim me mesazhin tim sesi ta ç'bënim. Ishte një minutë, një çaste lumturie, mirëupafshim. Gëzova 1 minutëshin e lavdisë..."- u shpreh Ori
-
-
"ARRATISJE NGA QYTETI", del numri i ri i revistës BORDO!
7 Korrik, 10:27



















