KreuCelebrity

"Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë...", Adisi flet për aludimet e ndarjes nga Fifi!

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime për një ndarje të mundshme mes këngëtares së njohur Fifi dhe partnerit të saj, Adis Patushi. Shkak për këto aludime është bërë fshirja e disa fotografive të përbashkëta të çiftit nga profilet e tyre në rrjetet sociale, një veprim që ka ngjallur dyshime nga ndjekësit e tyre.

Në llogarinë e saj në TikTok, Fifi ka bërë repost disa video me përmbajtje që lidhen qartazi me dhimbjen e një ndarjeje. Ky veprim ka shkruar fansat të mendojnë se ndarja është e vërtetë, ndonëse vetë këngëtarja nuk ka dhënë ende një deklaratë publike për këtë çështje. 

Vetëm pak më parë Adisi ka publikuar disa vargje nga një poezie e njohur e Agim Doçit në Instastory, duke mos reaguar drejtpërdrejt për situatën, por duke shprehur ndjenjat e tij.

Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…