KreuCelebrity

Xhaka takohet me aktorin e famshëm britanik, Jason Statham!

 

Gjatë pushimeve të tij të fundit, Granit Xhaka ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit. Ylli shqiptar, i cili ka arritur të bëhet një nga figurat më të njohura në botën e futbollit, ka pasur një takim të papritur me aktorin e famshëm britanik, Jason Statham.

Ky takim ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi Xhaka ka postuar një foto me Statham në Instagram, duke treguar një pamje që tregon se, edhe pse janë dy figura nga botë të ndryshme, të dy ata janë ndjerë mjaft të relaksuar dhe të lumtur gjatë këtij momenti të veçantë.  Në Instastory, Xhaka ka postuar këtë foto, që ka marrë menjëherë vëmendje nga ndjekësit.