Denise Richards dhe Aaron Phypers po ndahen pas pothuajse 7 vitesh martesë. Ishte aktori dhe sipërmarrësi 52-vjeçar ai që ngriti padi. Përveç "dallimeve të papajtueshme", ylli thuhet se është ankuar në dokumentet e paraqitura nga avokatët se Denise Richards (54 vjec) kishte shpenzime kolosale mujore, duke përfshirë 25,000 dollarë vetëm për ushqim dhe 20,000 dollarë për rroba, shkruan Page Six.
Aaron Phypers pretendon se Denise Richards fiton mbi 250,000 dollarë në muaj nga OnlyFans, televizioni dhe kontratat e imazhit, ndërsa ai nuk ka pasur të ardhura që kur mbylli biznesin e tij në vitin 2024.
Sipas Page Six, ish-bashkëshortët kanë pasur shpenzime mujore mbi 100,000 euro, dhe Denise është mësuar me një stil jetese luksoz. Phypers vazhdoi të detajonte shpenzimet mujore të ish-çiftit. Të dy jetonin në një apartament me qira me Eloise, vajzën e adoptuar të aktores Denise Richards.
Sipas Phypers, qiraja e tij dhe e Richards kushton 18,000 dollarë, një shumë që nuk përfshin 8,000 dollarët që shpenzojnë për shërbimet, 5,000 dollarët për mirëmbajtje dhe riparime, dhe 5,000 dollarë të tjerë që shpenzojnë për pastrim.



















