KreuCelebrity

Tragjedia që shokoi Italinë: Prifti i shumëadhuruar 35 vjeçar, vetëvritet në shtëpi!

Tragjedia që shokoi Italinë: Prifti i shumëadhuruar 35


Italia u shokuar nga lajmi se një prift 35-vjeçar, i njohur dhe i shumë vlerësuar nga njerëzit, ndërroi jetë papritur në 35 vjeçare. Sipas neës.robadadonne.it, besohet se prifti ka kryer vetëvrasje, cka ndalohet rreptësisht nga feja e krishterë.
“Askush nuk e di se çfarë ferri ka dikush brenda për të arritur një gjest kaq ekstrem”, i tha Don Matteo Balzano një famullitari, pak para se t’i jepte fund jetës, sipas burimit të cituar nga faqja në fjalë.

Tragjedia që shokoi Italinë: Prifti i shumëadhuruar 35

Don Mateo, nga Cannobio i Italisë, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij pasi nuk u paraqit për të kremtuar meshën e mëngjesit. Kur ai nuk iu përgjigj telefonatave, njerëzit shkuan në apartamentin e tij por ajo që gjetën aty, i shokoi krejtësisht.
“Jam e tronditur deri në palcë nga lajmi që ike kështu, pa bërë zë. Ishe kaq i rezervuar, i sjellshëm, plot dashuri. Por më kujtohet rrëfimi yt i fundit në lidhje me një vdekje që goditi famullinë tonë. ‘Askush nuk e di se çfarë ferri ka dikush brenda për të arritur në një gjest kaq ekstrem.’ Këto fjalë të tua më tronditën.
Nuk kam nevojë të gjykoj dhe nuk do ta bëj këtë, por dua të të përqafoj fort siç bëra kur mbështete kokën mbi shpatullën time. Shpresoj, Don Matteo, që të kesh gjetur paqen në krahët e Zotit të cilin e deshe kaq shumë. Të dua, mbaje mend këtë dhe na mbro nga atje lart", tha një besimtare sipas gazetës Il Secolo d'Italia.