KreuCelebrity

Macron flirton me Kate Middleton? Fotoja që po bën xhiron e rrjetit!

 

 

Një moment i kapur nga kamerat gjatë një darke gala në Kështjellën Windsor po bën xhiron e rrjetit: Presidenti francez Emmanuel Macron u kap nga objektivat duke ia bërë me sy Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, gjatë një dollie të përbashkët.

Në darkën gala morën pjesë figura të rëndësishme si Mbreti Charles, Mick Jagger dhe Sir Elton John. Por ishte pikërisht ndërveprimi i Macron me Kate-n që u bë viral dhe ngjalli reagime të shumta në rrjet. Një pritje me surpriza dhe gjeste “jashtë protokolli”

 

 

Që me mbërritjen në Mbretërinë e Bashkuar, Macron u përball me vëmendje të madhe mediatike. Në aeroport, ai përshëndeti përzemërsisht Princin William dhe Princeshën Kate – madje i puthi dorën Kate-s, duke shkaktuar jo pak habi. Shumë e konsideruan këtë si thyerje të protokollit mbretëror, por ekspertët sqaruan se një puthje e lehtë në dorë nuk është e ndaluar, për aq kohë sa bëhet me kujdes dhe respekt. Një tjetër moment që u bë viral ishte zbritja e çiftit presidencial nga avioni. Presidenti i Francës i zgjati dorën bashkëshortes për ta ndihmuar, por Zonja e Parë, Brigitte Macron, e injoroi gjestin dhe preferoi të mbahej pas parmakut, duke i shtuar edhe më shumë “drama” vizitës tre-ditore në Londër.