Zonja e Parë e Francës fsheh një dramë të vërtetë në shpirtin e saj! Brigitte Macron kishte një qëndrim të ftohtë ndaj burrit të saj kur u filmuan duke zbritur nga aeroplani që u ul në Mbretërinë e Bashkuar. Ja çfarë ndodhi në të vërtetë në jetën e gruas së Emmanuel Macron, sipas Daily Mail.
Brigitte Macron u përpoq të fshihte ndjenjat e saj, por dhimbja e saj "u lexua" nga publiku. Sjellja e Zonjës së Parë te Frances, e ka një shpjegim. Sipas burimit të përmendur nga Daily Mail, vetëm pak ditë para vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Brigitte Macron humbi motrën e saj, Anne-Marie Trogneux, një figurë e ngushtë dhe e dashur per familjen.
Burime pranë çiftit presidencial thonë se kjo humbje e ka prekur dukshëm Brigitte, duke shpjeguar kështu qëndrimin e saj të rezervuar në publik.
Një moment i vënë re nga shtypi ishte kur me mbërritjen e çiftit në aeroportin e Mbretërisë së Bashkuar, Brigitte u duk se e injoroi gjestin e burrit të saj qe i shtriu dorën. Sjellja e saj u interpretua nga disa analistë si "e ftohtë" ose "e pakëndshme", por konteksti personal jep dritë të re mbi situatën.
"Brigitte Macron e adhuronte motrën e saj. Humbja e Anne-Marie ishte një goditje e rëndë. Megjithatë, ajo e konsideronte detyrën e saj të ishte e pranishme në Mbretërinë e Bashkuar, pavaresisht tragjedise personale qe po kalonte", tha burimi.



















