Këtë të diel në tarracën e Bashkisë së Tiranës është realizuar për herë të parë celebrimi i një martese brenda të njëjtës gjini.
Edlira dhe Alba, të cilat kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni simbolike, kishin marrë dy pastorë nga Anglia.
Edlira dhe Alba kishin zgjedhur të dyja të visheshin me fustane nusërie.
Mes të pranishmëve ishin vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro.



















