Tashmë gjithmonë e më shumë vendi ynë po vizitohet nga emra të njohur botërorë dhe jemi të bindur që shumë shpejt një gjë e tillë mund të kthehet në një gjë të zakonshme, duke qenë se çdo vit e më shumë Shqipëria po promovohet dhe kërshëria për ta vizituar vendin tonë të vogël sa vjen edhe shtohet.
Këtë herë bëhet fjalë për regjisorin e famshëm Oliver Stone, i cili ka ardhur në Jalë dhe ka zgjedhur të drekojë në një prej restoranteve që ndodhet aty.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Instagramit të "Folie Marine", të cilët kanë patur fatin të kenë një klient kaq special siç është edhe Oliver Stone.
Kujtojmë që Oliver Stone, regjisor i njohur, producent dhe skenarist amerikan, gjatë karrierës së tij ka marrë vlerësime të shumta, duke përfshirë katër çmime "Oscar", një çmim "BAFTA", një çmim "Emmy Primetime" dhe pesë çmime "Golden Globe".



















