KreuCelebrity

“Rikthimi i dallëndyshes” rikthen Ermonela Jahon; koncert me Charles Castronovo në TKOB!

“Rikthimi i dallëndyshes” rikthen Ermonela Jahon; koncert me

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho do të rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Së bashku me tenorin amerikan Charles Castronovo më 4 gusht do të mbajnë koncertin “Rikthimi i dallëndyshes”.

Ermonela Jaho është sopranoja që edukimin e saj të parë e mori në shkollat artistike shqiptare. Ajo ka fituar shumë konkurse ndërkombëtare, përfshirë konkursin Giacomo Puccini në Milano, Itali 1997, Konkursin Ndërkombëtar Spontini në Ancona, Itali 1998, Zandonai në Rovereto, Itali 1999 dhe Çmimin e këngëtarit më të mire të vokalit operistik në Festivalin e Wexford, 2000.

“Rikthimi i dallëndyshes” rikthen Ermonela Jahon; koncert me

Ajo ka performuar në shtëpi opere në mbarë botën, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera, Teatro Real Madrid, Berlin Staatsoper, Opera National de Paris, Theatre des Champs-Élysées, Staatsoper Vienna, Bayerische Staatsoper, Opera Australia, Teatro Colón Buenos Aires, Gran Teatre del Liceu Barcelona, Teatro alla Scala.

Ndërkohë Charles Castronovo e filloi karrierën e tij profesionale si artist rezident me Operën e Los Angeles-it. Ka interpretuar në role të tilla si Don Ottavio (Don Giovanni i Mozartit), Ernesto (Don Pasquale i Donizettit), Fenton (Falstaff i Verdit), Ferrando në Così fan tuttetë Mozartit, Tamino (Die Zauberflöte e Mozartit) dhe Alfredo në La traviata të Verdit. Ai ka kënduar në shumë prej shtëpive kryesore të operës në botë, të tilla si: Metropolitan Opera, Royal Opera, Covent Garden, Berlin State Opera, Vienna State Opera, San Francisco Opera, Salzburg Festival dhe Santa Fe Opera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF