KreuStil Jetese

3 kokteje të freskëta nga L&M Comercial!

3 kokteje të freskëta nga L&M Comercial!

Vera shijohet edhe më shumë kur zgjedh pijet e duhura. “L&M Comercial” ju vjen gjithmonë në ndihmë me brandet më të mira dhe sugjerimet për këto ditë të nxehta nuk mungojnë.. Ju mbetet thjesht t’i provoni!

Classic Italian Spritz

3 kokteje të freskëta nga L&M Comercial!

Përbërësit: Ujë tonik, prosecco La Salute, Aperitif Sprizz nga Ciemme Liquori, feta portokalli.

Përgatitja: Në një gotë hidhni fillimisht kubat e akullit dhe më pas shtoni ujin tonik. Pak prosecco La Salute dhe në fund Aperitif Sprizz Ciemme, të gjitha produkte ekskluzive nga “L&M Comercial”. Përziejeni dhe në fund vendosni një fetë portokalli. Do të përftohet një shije e freskët, fantastike për ditët e nxehta të verës.

3 kokteje të freskëta nga L&M Comercial!

Vodka Moscovia Melone

3 kokteje të freskëta nga L&M Comercial!

Provoni një shije tipike verore: Vodka Moscovia Melone, e cila vjen falë bashkimit të Vodka Moscovia Bianca dhe lëngut natyral të frutave, në këtë rast me pjepër. Mund ta shijoni ashtu siç është ose mund të përgatitni një koktej, të cilit mund t’i shtoni akoma më shumë aroma të tjera. Shtojini pak akull dhe një fetë pjepër, ose portokalle dhe shijojeni buzë detit.

Limoncello della Tradizione 34°

3 kokteje të freskëta nga L&M Comercial!

Një shije e cila identifikohet me traditën italiane, një liker me aromë natyrale, e cila është përftuar nga infuzioni i lëkurës së limonit me alkool të pastër. Me të mund të përgatitni qindra kokteje, të cilat kombinojnë shijen unike të limonit me çdo lloj tjetër përbërësi pijesh. Shërbehet i ftohtë, veçanërisht pas ngrënies, ose mund të përdoret gjithashtu si bazë për një sorbeto të veçantë. Sugjerohet të mbahet në ngrirje. Mund të shijohet si koktej me akull, limon dhe mente.

3 kokteje të freskëta nga L&M Comercial!