KreuStil Jetese

Prime X, rimodelimi i trupit në SMartderm, një ‘must’ për të gjithë!

Prime X, rimodelimi i trupit në SMartderm, një ‘must’

Vera ka mbërritur dhe bashkë me të edhe pasiguritë tona, kur vjen puna për shfaqjen në plazh. Ai trupi, që kemi ëndërruar apo patur dikur, ngjan i paarritshëm, pasi rutina na rrëmben dhe kujtohemi vetëm kur temperaturat ngrihen, për fizikun tonë.

E teksa ne vijojmë me përditshmërinë, shkenca punon! Dhe fjalën e fundit të saj në lidhje me rimodelimin e trupit, kemi fatin ta kemi në Shqipëri, pikërisht në SMartderm, qendra dermoestetike, që drejtohet nga doktoresha e njohur Silvana Mishtaku, ku përveç gamës së plotë të kujdesit për lëkurën, turpin dhe fytyrën, sot do të fokusohemi pikërisht te PRIME X.

Prime X, rimodelimi i trupit në SMartderm, një ‘must’

Çfarë është Prime X dhe cilat janë benefitet e saj?

Prime X është trajtimi i rimodelimit të trupit, me teknologjinë më të avancuar dhe efektive sot për sot në botën e estetikës. Vepron me dy teknologji Ultratinguj dhe Radiofrekuenca. Ultratingujt veprojnë në depozitat dhjamore të lokalizuara, veçanërisht në zonat ku akumulohet më tepër, si në bark dhe në këmbë. Është një trajtim jo-invaziv që na lejon të reduktojmë volumin e indit dhjamor. Ky trajtim mund të bëhet në çdo stinë të vitit, mbi çdo lloj lëkure, madje dhe në atë të nxirë nga dielli. Trajtimi i Radiofrekuencës së kombinuar na lejon të veprojmë në tendosjen e lëkurës dhe në lëngjet e akumuluara në organizëm, duke bërë të mundur shkarkimin e tyre ku kanë vepruar Ultratingujt. Gjithashtu, radiofrekuenca stimulon kolagjenin dhe në këtë mënyrë bëhet lifting i lëkurës së varur.

Prime X, rimodelimi i trupit në SMartderm, një ‘must’

Reduktim perimetri, tonifikim i lëkurës, reduktim celuliti dhe konturim i trupit, gjithçka vetëm me një aparature të vetme, Prime X .

Je ende në kohë të bësh zgjedhjen tënde dhe të heqësh gjithë komplekset e kësaj vere, që duket se do të jetë e nxehtë më shumë se kurrë. Ndaj që ta shijosh 100 %, zgjidhja është SMARTDERM.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF