“Libraria e Teheranit” nga Marjan Kamali është një libër i cili nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të pushimeve verore.
“Të premtoj, dashuria ime! Më tako në sheshin ‘Sepah’, në qendër… të mërkurën… në orën 12 në drekë”, me këto fjalë Bahmani i kërkoi Rojës të takoheshin në atë shesh për të finalizuar bashkimin dhe dashurinë e tyre. Një dashuri e madhe, plot pasion dhe ndjenjë, e lindur mes librave të një librarie në Teheranin e viteve 1950.
Por po atë ditë, Roja zbulon se sa shumë dhemb dashuria kur fati ka plane të tjera për ty. Bahmani nuk shkoi kurrë në atë shesh dhe e la Rojën të vetme në mes të trazirave dhe demonstratave të një grushti shteti, që do të shënjonte jetën e saj dhe të ardhmen e Iranit.
Gjashtëdhjetë vjet më vonë, në Amerikë, pasi Roja ka ndërtuar një jetë të saj, një rastësi e fatit do ta vendosë atë përballë së vërtetës. Një e vërtetë tronditëse që do ta bëjë të lëkundet dhe do ta përballë me forcën e pashmangshme të dashurisë…
Për autoren
Autorja Marjan Kamali, ka lindur në Turqi, me prindër iranianë, është rritur mes Iranit, Gjermanisë, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sot jeton me familjen e saj në Boston. Ajo është diplomuar për letërsi në Universitetin Bërkli, në Kaliforni dhe është specializuar në letërsi kreative në Universitetin e Nju Jorkut. Librat e saj janë bestseller të përkthyer në më shumë se njëzet gjuhë dhe botuar në të gjithë botën.
“Libraria e Teheranit” nga Marjan Kamali, përkthyer nga Fjorentina Cena, kushton 1300 lekë!