KreuStil Jetese

Pyetja që ndau internetin: A është e pahijshme t'u kërkosh mysafirëve të heqin këpucët kur hyjnë në shtëpi?

Pyetja që ndau internetin: A është e pahijshme t'u


Kush është më i vrazhdë ndaj kërkesës që të lërë këpucët në derë: I zot ii shtëpisë që këmbëngul apo mysafiri që nuk pajtohet? Kjo është tema që ka bërë bujë së fundmi në rrjetin social X (ish-Tëitter), duke nisur që nga publikimi i librit “Udhëzues për festa pa keqardhje”. Në këtë udhëzues, autorët kritikojnë mikpritësit që u kërkojnë të ftuarve të heqin këpucët.

"Ju lutemi mos i bëni njerëzit të heqin këpucët kur hyjnë në banesën tuaj," thotë planifikuesja e festave Rebecca Gardner. "Është e pasjellshme". Shefi i kuzhinës Romilly Newman gjithashtu e shikon këtë si një gjest negativ.  “Kur fton njerëzit në shtëpinë tënde, duhet ta lësh të qetë. Nuk mund të bësh: Jo, mos e prek atë, hiq këpucët, nëse derdh diçka- cfarë bëre kështu! Kur je mikpritës, duhet t'i bësh njerëzit të ndihen mirë”, shprehet ai.

Njerëz që vijnë nga kultura ku këpucët hiqen tek dera, kanë ndërhyrë në debat. “Kështu e zbuloni se kush nuk ka miq aziatikë". “Nëna ime nga Gana do të donte të kishte një fjalë me ju”, "Kjo është arsyeja pse askush nuk do t'ju ftojë më", ishin disa nga komentet. “Është krejtësisht normale që mikpritësit të mos presin që mysafirët të ecin me çorape nëpër shtëpi”, shkroi Tom Nichols nga The Atlantic. “Nëse organizoni një festë, njerëzit me këpucë do të rrijnë, është normale. Thjesht lani dyshemenë të nesërmen”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF