Është 36 vjeç, nënë e tre fëmijëve dhe një nga modelet më të suksesshme plus size: Ashley Graham është gjithashtu ndër modelet më të paguara, e kërkuar nga markat e mëdha për t'i promovuar ato. Përveç kësaj, ajo është edhe një model për shumë femra që luftojnë me kilogramët e tepërt: Ashley u dëshmon atyre se mund të duken mirë dhe të ndihen mirë edhe kur nuk janë në atë që shihet si “pesha ideale”.
Ashley pozoi së fundi me rroba banje në një jaht dhe fansat, vërshuan në komente. “Ti je absolutisht e mrekullueshme dhe burri yt është njeriu më me fat në botë”, shkruante një ndjekës. "Perëndesha më e bukur natyrale”, thoshte një tjetër. “Je perfekte!”, ishte komenti i radhës.
Ashley, që po i afrohet 100 kilogramëve, pranoi në një intervistë së fundi se ka qenë gjithmonë e mbushur dhe se ndihej ndryshe nga të tjerat.
“Isha 9 vjeç kur u ndesha për herë të parë me nocionin e bukurisë. Unë kam qenë gjithmonë një fëmijë më i bëshëm- e fortë, atletike. Por një ditë pashë pamjen e asaj që konsiderohej “ e duhura”: Një vajzë bionde, me këmbë të gjata të holla, bark të sheshtë dhe gjoks të zhvilluar. Isha e vogël, por e kuptova se ajo ishte e bukur dhe ashtu doja të isha edhe unë. Nuk e dija atëherë cfarë ishte modelimi- as që e dija fare se çfarë ishte moda - por thjesht doja atë që ajo kishte. Doja të tërhiqja vëmendjen”, rrëfeu Graham.


Tre shenjat më të urryera të horoskopit!







Ç’duhet të dini para se të konsumoni shalqi?




Dieta e verës: Si të kthehemi në formë shpejt!


Si të ulni nivelet e larta të yndyrave në gjak




5 të rejat e teknologjisë për muajin Qershor!
