Emily Ratajkowski nxorri qenin e saj Colombo për një shëtitje nëpër New York dhe e mori te gjithe vemendjen me pamjen e saj. Modelja kishte veshur një bluzë të zezë, e i kishte nxjerre ne pah pa problem rripat e sutienave te zeza, si edhe stomakun e saj te tonifikuar.
Emily e kombinoi pjesën e sipërme të saj me pantallona të shkurta, xhinse deri tek gjuri, vethë te rrumbullaket dhe këpucë të zeza, shkruan DailyMail. 33-vjeçarja i kishte kapur floket ngjyre geshtenje lart teksa terhiqte nga zinxhiri qenin e racave te perziera Husky-German Shepherd.
Vetëm një ditë më parë, autorja e “My Body” kishte preferuar nje pamje me te "zbuluar" duke veshur një bluzë të bardhë. Emily e kombinoi atë me një fund Gimaguas Ischia me rrjetë të bardhë, i cili nxirrte ne pah këmbët e saj.


5 të rejat e teknologjisë për muajin Qershor!



Kuinoa: 5 përfitime befasuese që duhet t'i dini!





Dhimbe koke nga vapa: ja ç’duhet të bëni!



Ornela Biberaj: Modeli im, për të qenë ONE!

Çfarë është paraliza e gjumit?





