Koleksioni Sarabanda iDO Pranverë/ Verë 2025 për djem dhe vajza të vogla kombinon elegancën dhe stilin casual, me ngjyra të ndezura dhe pëlhura të rafinuara. Dizajnuesit e markës e kanë pasuruar këtë koleksion me linjën S Premium, ideale për ta bërë çdo rast vërtetë të veçantë, falë përdorimit të pëlhurave të sofistikuara dhe vëmendjes së veçantë ndaj detajeve.
Çdo artikull veshje është krijuar për t'i bërë fëmijët të ndihen protagonistë në çdo rast. Tek vajzat mbizotërojnë ngjyrat krem, e gjelbër dhe trëndafili kristali, ku mbizotërojnë pëlhurat e tylit dhe detaje dantelle. Stili i veshjeve që mbizotërojnë në sektorin e zonjushave të vogla është ai bon ton. Për djemtë e vegjël, koleksioni i ri përmban kostume prej sateni dhe liri, me këmisha moderne prej pambuku. Për zotërinjtë e vegjël temat variojnë nga eleganca e kostumeve deri te stilet e casual frymëzuara nga basketbolli apo stili urban.
Por dizajnerët e markës prestigjoze sigurisht që i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë edhe sektorit të më të vegjëlve, pasi linja e çerdheve përmban veshje të rafinuara në triko, me detaje romantike dhe printime me lule. Ndërsa për prindërit që nuk pëlqejnë t’i definojnë fëmijët e tyre në ngjyrat tipike vajzat-rozë dhe djemtë-blu, Sarabanda propozon stilin unisex, që është zhvilluar në të bardhë dhe ngjyrë mjalti.
I gjithë koleksioni i ri në Sarabando iDO është frymëzuar nga muzika, sporti e sërfi për të sjellë sa më pranë fëmijëve stinën e bukur të verës nëpërmjet veshjeve që ato do të mbajnë në trup.
Një copëz të këtij koleksioni Bordo e ka shfaqur edhe në editoralin e ëmbël të revistës Bordo Kids, realizuar me shumë dashuri me modelët tanë të vegjël që u përzgjodhën nga konkursi i fotografive në Instagramin e Bordo Kids.










Si të largoni celulitin me disa hapa natyralë!





Sekretet e verës nga somelierja Entela Cenko

Las Vegas në zemër të Tiranës!


Kanceri i mushkërive; ja simptomat!

