KreuStil Jetese

“Dhe pastaj ajo u bë pemë”, një libër që të tërheq në shtigje të guximshme!

“Dhe pastaj ajo u bë pemë”, një libër që

“Dhe pastaj ajo u bë pemë”, botim i Shtëpisë botuese “Mediaprint”, është libri më i ri nga autori Loer Kume. Për këtë vepër të re autori ka punuar 4 vjet. Personazhi kryesor i kësaj vepre është Marta, e cila është krijuar kur gjithë bota ishte e mbyllur dhe e izoluar gjatë pandemisë.

Marta vjen me udhëtimin e saj, nga vrima e gjilpërës në një qytet të vogël, drejt pushtimit të skenës në botën e madhe. Marta rrezatuese, me Martin dhe djalin, me dashurinë, pasionin, ambicien, karrierën, jetën perfekte. Dhe, që papritur ndeshet me demonin.

“Dhe pastaj ajo u bë pemë”, një libër që

Kështu, Marta nis rrugëtimin e saj sfidues, zbulon se ka gjëra përtej jetës dhe vdekjes, zbulon armën e saj, gërshërën, mëson të presë, mëson të thjeshtojë. Marta shndërrohet në esenciale. Me këtë roman, autori Loer Kume ia del të trazojë në thelb botëkuptimin tonë, duke na tërhequr në shtigje të guximshme drejt të vërtetës së thellë që mbartim si qenie.

“Dhe pastaj ajo u bë pemë”, një libër që

Pak për autorin

Loer Kume ka lindur në Durrës, më 12 prill 1982, është prozator dhe eseist. Loer Kume jeton aktualisht në Durrës, me bashkëshorten, vajzën dhe djalin e tij, në “Shtëpinë e Luleve”. Kume ndan kohën mes letërsisë, profesionit si stomatolog në klinikën dentare “Kume”, dhe pasionit për muzikën e pikturën.

Dhe pastaj, ajo u bë pemë
L1,000.00

Autor: Loer Kume
Shtëpia Botuese Mediaprint

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF