Ditën e premte, datë 19 prill, ishte hapja e madhe e kazinos më ekskluzive në Tiranë, International Casino Tirana. Pozicionuar në qendër të kryeqytetit, në ambientet e Tirana International Hotel, vetëm pak metra larg sheshit “Skënderbej”. Me një sipërfaqe prej 1200 m2, kjo kazino ofron një larmi lojërash, ku numërohen 160 slote elektronike të gjeneratës së fundit dhe 15 tavolina lojërash, ku çdokush mund të provoj fatin në: American Roulette, Baccarat, BlackJack apo Ultimate Texas Holdem. Ambienti luksoz ka një dizajn unik me motive aziatike bashkëkohore, krijuar mbi parimet e Feng Shui, ku mbizotëron ngjyra e kuqe dhe simbolet e fatit.
Përpos dizajnit mahnitës, këtu mund të përjetoni një përvojë kulinare aziatike, sjellë me mjeshtëri nga shefat e kuzhinës, me një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare. Të ftuarit, personalitete nga fusha të ndryshme të biznesit, medias, artit dhe showbizit, u pritën në një event madhështor dhe festiv, që mishëronte stilin e Las Vegas-it në çdo dimension. Një eksperiencë e jashtëzakonshme plot surpriza, dhurata, muzikë dhe argëtim, ishte kryefjala e kësaj mbrëmjeje që do të mbahet mend gjatë në liftestyle-n kryeqytetas. Tirana tashmë ka një destinacion të ri argëtimi 24 orë, në 7 ditë të javës; International Casino Tirana - STEP INTO THE EXTRAORDINARY!


Kanceri i mushkërive; ja simptomat!





Ushqimi që ul yndyrën e mëlçisë me 40%!

Brenda një dasme në Afrikë

Si ta kuptoni që dikush po ju gënjen?!





Ja pse stresi bën që të shtoni peshë!





