Fatkeqësisht shëndeti i tepërt te barku nuk është vetëm një problem që i përket pamjes. Mjekët e konsiderojnë si një nga shqetësimet më të mëdha që mund të çojë në keq funksionime të organizmit.
-
Iva Mera: Pse e lashë ekranin për të jetuar në fshat!
15 Maj, 11:21
Ky problem fillon që nga mosha 15-vjeçare deri në të 50-tat e vona. Ekspertët thonë se në zonën e barkut janë femrat ato që fitojnë më shumë peshë dhe është një nga zonat më problematike për shëndetin.
Dëmton organizmin
Dhjami i tepërt shpeshherë nga studiuesit konsiderohet si një organ i mirëfilltë pasi prodhon një numër të madh hormonesh. Këto hormone ndikojnë në shëndetin tuaj, duke rritur shanset për t’u prekur nga sëmundja e diabetit dhe problemet me mushkritë. Shtimi i sasisë së dhjamit në zonën e barkut zë vend ndër organe duke lënë shumë pak hapësirë për funksionimin normal të mushkërive.
Dëmton zemrën
Ky lloj shëndeti në zonën e barkut, ka aftësi të nxjerrë jashtë trupit tuaj proteina dhe substanca që forcojnë sistemin imunitar. Acidet yndyrore që lëshohen nga dhjami i akumuluar në bark janë të lidhura me rritjen e kolesterolit të keq. Duke ju shkaktuar kështu një numër të madh sëmundjesh që shkaktojnë me probleme kardiovaskulare.
Rrit rrezikun e sëmundjeve të këqija
Të qenurit obezë apo mbipeshë përgjithësisht rrit nivelin e prekjes nga lloje të ndryshme të sëmundjeve kancerogjene. Pesha e tepërt rrit mundësinë e prekjes nga kanceri i gjirit pasi në këto raste trupi prodhon shumë estrogjen. Duke qenë një burim i madh hormonesh kjo zonë ju bën të jeni shumë të rrezikuar nga kjo sëmundje.




Ja pse stresi bën që të shtoni peshë!






Përse duhet të hani kos çdo ditë!


Orari më i mirë për të konsumuar darkën





Makina e Mbretëreshës Elizabeth del në ankand!


