“Clinique Cinq” është vendi ku shërbimet elitare janë një pjesë e pandashme, ku gjithkush gjen veten dhe mund të marrë aty gjithçka dëshiron, duke u kujdesur për veten në të gjitha dimensionet.
Krahas shërbimeve estetike, “Clinique Cinq Medical Center” është një klinikë mjekësore avangarde e specializuar në trajtime mjekësore, të teknologjisë së fundit dhe stomatologjisë.
Dhe në këtë muaj maj, i cili është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e lëkurës, të gjithë duhet t’i japim përparësi të shtuar shëndetit të lëkurës sonë. Është shumë e rëndësishme që veç trajtimeve estetike që aq shumë të gjithë i duan, të kujdeseni dhe të parandaloni problemet shëndetësore të mundshme që mund të na shfaqen, dhe në “Clinique Cinq Medical Center” do të gjejni pajisjet e fundit, më inovative.. (disa prej të cilave do t’i gjeni në vijim të këtij artikulli..)!
Foto Finder Total Body Mapping është dermatoskopi i teknologjisë së fundit i cili lejon ekzaminimin e nishaneve në të gjithë trupin, duke na mundësuar diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të kancerit të lëkurës.
Alma Hybrid lazer është kombinimi perfekt i një teknologjie të trefishtë, 2 lazera ablative dhe jo-ablativ, si dhe ultratingujve. Një trajtim perfekt për rigjenerimin e lëkurës, trajtimin e cikatriceve, striave dhe heqjen e nishaneve.
Visia na mundëson një analizë të detajuar të cilësisë së lëkurës, duke na ndihmuar në përzgjedhjen e trajtimeve dhe produkteve të duhura për çdo pacient dhe ndërtimin e protokolleve të personalizuara.
Morpheus 8 kombinon teknologjinë e radiofrekuencës me mikroshpimet, duke nxitur stimulimin e kolagjenit jo vetëm në fytyrë, por edhe në zona të ndryshme të trupit me qëllim rigjenerimin dhe tendosjen e lëkurës.


Ja pse stresi bën që të shtoni peshë!






Përse duhet të hani kos çdo ditë!


Orari më i mirë për të konsumuar darkën





Makina e Mbretëreshës Elizabeth del në ankand!




