Ndërrimi i çarçafëve, larja e dyshemesë, organizimi i dollapëve, rafteve, marrja e pluhurave janë punët e përjavshme që kush me qejf e kush pa pikën e dëshirës, e gjen veten të detyruar t'i bëjë. Për të gëzuar një shëndet të plotë veç higjienës vetjake, e rëndësishme gjithashtu është mbajtja e shtëpisë pastër. Grumbullimi i papastërtive, alergentët, pluhurat janë armiku numër një i sistemit të frymëmarrjes. Nëse shpesh ndjeni se merrni frymë me vështirësi, keni hundët e zëna dhe natë keni frymëmarrje të rënduar, (pa marrë parasysh rastet kur mund të jeni të sëmurë) ka ardhur momenti për një pastrim profesional të vërtetë të shtëpise. E me këtë nuk nënkuptojmë të merrni një kompani pastrimi, por të investoni në një pajisje, nëse ende nuk e keni bërë, që do t'ju ndryshojë jetën.
Pajisje inteligjente që bën bashkë funksionalitetin dhe dizajnin Bëhet fjalë për fshesën me korrent BESPOKE Jet™. Bespoke JET AI është projektuar nga Samsung për t’iu përshtatur çdo stili jetese dhe për t'i dhënë zgjidhje çdo problemi apo vështirësie që keni patur deri më tani me çdo fshesë tjetër me korrent, duke filluar nga pluhuri që lëshohet gjatë ndërrimit ose zbrazjes së koshit të pluhurit, sforcimi i kyçit të dorës, jetëgjatësia e shkurtër të baterisë dhe vështirësia për të përcaktuar nëse pluhuri u pastrua në mënyrë efektive. Kjo fshesë me korrent nuk do t'ju shkaktojë asnjë nga problemet e mësipërme, pasi është dizajnuar jo vetëm të pastrojë çdo grimcë papastërtie, por gjithashtu të jetë e lehtë në përdorim e mirëmbajtje.
Shtëpi e pastër = Shëndet i plotë
Falë kësaj pajisjeje të fuqishme, të gjithë do të jenë në gjendje të shijojnë kohën e tyre të lirë më gjatë, sepse pastrimi i shtëpisë nuk ka qenë kurrë më i shpejtë. Falë gamës së gjërë të funksionaliteteve dhe specifikimeve unike të kësaj pajisjeje, ju do të mund të pastroni më shpejt, më zgjuar, më fuqishëm dhe për një kohë më të shkurtër, duke shijuar edhe eleminimet më minimale të papastërtive. E nëse keni dyshimin më të vogël, nëse kjo fshesë është e përshtatshme për ambientet e shtëpise suaj, fshesa me korrent Samsung Bespoke JET pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve. Përveç kësaj, sistemi i filtrit me disa shtresa eliminon me sukses pluhurin dhe alergenët nga ajri, duke luajtur njëkohësisht rolin e një purifikatori. Funksionaliteti i përmirësuar All-in-One Clean Station, ofron mbyllje automatike të kapakut për zbrazje më të pastër dhe higjienike të koshit të pluhurave pas çdo përdorimi. Falë sistemit të filtrimit me shumë shtresa, kjo fshesë me një performancëtë fuqishme të përthithjes kap 99,999% pluhurin e imët dhe 99% të qimeve.
Çfarë e bën të veçantë këtë fshesë me korrent
Bespoke Jet™ nuk është thjesht një fshesë me korrent, pasi kjo e fundit ka fituar çmime inovacioni në CES për risitë e saj, duke përfshirë një sistem automatik për zbrazjen e pluhurit të përmendur më sipër. All-in-one Clean Station™ përdor teknologjinë "Air Pulse", e cila gjeneron një lëvizje si rrahje zemre për të shkundur pluhurin me ajër pulsues, ndërkohë që karikon baterinë. Gjithashtu, kjo pajisje kap 99,999% të pluhurit të imët dhe falë një qeseje pluhuri antibakteriale, rritja dhe qarkullimi i mikroorganizmave të dëmshëm parandalohet me 99,9%.
Akoma më shumë avantazhe
Disa nga pikat e forta të tjera të kësaj pajisjeje janë padayshim koha e përdorimit rreth 100 minuta, pa pasur nevojë për karikim, dizajni me peshë të lehtë, që ua bën më të lehtë menaxhimin e pajisjes dhe bateria e fuqishme. Larmia e furçave dhe aksesorëve është gjithashtu një aspekt tjetër i shumëpreferuar. Furça Active Dual ofron pastrim efikas në të gjitha llojet e dyshemeve dhe ndriçim të integruar LED për të nxjerrë në pah pluhurin në vendet e errëta, ndërsa furça e hollë LED përmban një dizajn shumë të manovrueshëm si dhe ndriçim LED për të pastruar në mënyrë efektive zonat më të ndërlikuara.
Pastrimi me Bespoke JET AI si një përvojë unike falë inteligjencës artificiale Falë inteligjencës artificiale të integruar, Bespoke JET AI është në gjendje që të pastrojë në mënyrë më efektive çdo hapësirë. Kjo fshesë me korrent me shkop e para me inteligjencë artificiale mund të përcaktojë llojin e dyshemesë në mënyrë që të sigurojë pastrim të optimizuar dhe efikasitet maksimal të baterisë. Algoritmi inteligjent përshtat automatikisht fuqinë optimale të thithjes dhe shpejtësinë e furçave, për një performancë maksimale, duke reduktuar konsumin e baterisë deri në 14%. Përveç modalitetit të pastrimit me AI të Bespoke JET AI, lidhjet SmartThings dhe Smart i-Fi i lejojnë përdoruesit të personalizojnë funksionalitete e fshesës e tyre për pastrim optimal dhe të ruajnë performancën maksimale të fshës përmes funksionit të vetë-diagnostikimit inteligjent për përvoja efektive pastrimi, çdo herë.




Sekretet e verës nga somelierja Entela Cenko

Las Vegas në zemër të Tiranës!


Kanceri i mushkërive; ja simptomat!





Ushqimi që ul yndyrën e mëlçisë me 40%!

Brenda një dasme në Afrikë

Si ta kuptoni që dikush po ju gënjen?!





Ja pse stresi bën që të shtoni peshë!
