KreuStil Jetese

Sekretet e verës nga somelierja Entela Cenko

Sekretet e verës nga somelierja Entela Cenko

Somelierja Entela Cenko tregon disa sugjerime mbi mënyrat e konsumit të verërave, si dhe projektet në bashkëpunim me brandin prestigjioz LM Comercial

Prej vitesh “Bordo” është kthyer në një busull orientuese për kulinarinë, duke sjellë shijet më të mira përmes chef-ave të njohur të restoranteve, por edhe eksperiencat më të mira të enologjisë, shpesh duke u fokusuar edhe të verërat. Ndaj për të ndërthurur më së miri ushqimin me verë, kemi vendosur t’ju sjellim disa leksione profesionale dhe këshilla shumë të vlefshme, për të gjithë ata që e duan pijen e zotave. Por, jo vetëm kaq, sugjerimet mbi mënyrën e konsumimit, do të shoqërohen edhe me disa etiketa, mbi mënyrën sesi mbahet gota apo si ta përshtatim verën, me çfarëdolloj ushqimi. Entela Cenko, sommeliere, shumë e suksesshme dhe e njohur, ka vendosur të na tregojë disa sekrete, që ndoshta askush nuk i dinte në këtë univers të pafund zgjedhjesh.

Sekretet e verës nga somelierja Entela Cenko

Entela, kur e nisim konsumimin e verës, pra në cilin moment të ditës?

Vera mund të pihet një bulëz, një proseko, një shampanjë, një spumante. Mund të fillojmë rreth orës 11:00 paradite, sepse të jep një freski dhe një ndjesi shumë të mirë. Mund të them që është me një gradë alkoolike shumë të ulët dhe nuk është se të bën dëm. Dhe gjithë atë energji që ne harxhojmë gjatë ditës, sepse është dhe vapë, ajo konsumohet në trupin tonë. Pra, nuk është se alkooli qëndron në trup.

Kush konsiderohet gradë e ulët alkoolike?

10 deri në 11 gradë alkoolike, nuk shkon më shumë se 12 gradë te proseko. Në qoftë se do të fillojmë më lart, ato janë nivele për të cilat duhet të kemi kujdes, nëse e konsumojmë në orën 11:00. Dikush më tha: që si ka mundësi, unë në orën 11:00 kam qejf të pi një bulëz, sepse e kam ditën shumë të mirë. Domethënë pastaj fillon dreka, që mund të fillojë me një gotë verë të bardhë të lehtë dhe në darkë ju sugjeroj me mish një gotë verë të kuqe, shumë të këndshme.

Pra, mund ta bëjmë gjatë ditës përzierjen e verës së bardhë me të kuqen?

Nuk ka problem, nëse mund të pimë një gotë verë të bardhë ose të kuqe, mund të pimë pak birrë, nëse kemi një mbrëmje shijimesh. Në një gosti mund të fillojmë me një birrë apo me një prosekë me një bulëz. Mund edhe ta fillojmë me një të bardhë, e pastaj me një rose, pastaj me një të kuqe, pastaj me një destilatë, armaniako ose uiski.

Sekretet e verës nga somelierja Entela Cenko

Ndërkohë ju flisni, unë mezi po pres tani që të na i prezantosh..

Patjetër edhe do t’i shijojmë, me kënaqësi.

Pra, do të shikojmë si niset dhe si mbyllet dita me verë...

Urdhëroni, kam zgjedhur një kënd shumë të këndshëm. Këtu kam edhe të gjithë pjesën e destilatëve. Jo më kot e kam zgjedhur, këtë pjesë me shumë dëshirë. Është një birrë artizanale Flea. Është një bulëz që kemi në zonën e flurit. Jemi me një rose, pastaj jemi në piemonte, pastaj jemi në altoaidge. Domethënë jemi në një Itali komplet të mirë, edhe të zgjedhur me shumë kujdes.

Këtu janë të renditura, sipas gradëve?

Po sigurisht dhe kjo është një tavolinë, ku ne bëjmë shijime të ushqimit dhe të verërave. E fillojmë nga më e ulëta deri te më e larta.

A mund të nis shijimin e verërave, fillimisht me një gotë të vogël birre?

Po në rast se dëshirojmë të pimë një birrë, për të kuptuar dhe atë shijen që ka birra, sidomos këto artizanale, të cilat kanë një shije shumë perfekte. Ajo athtësia është shumë e këndshme, dhe duket sikur të thërret për të pirë diçka tjetër. Kur e fillon me një bulëz, aty është kënaqësia që ajo të jep, për të vazhduar pastaj me etiketat e tjera, që të nxisin atë pjesën e shijimit më të mirë. Është shumë kënaqësi të pish verë me miq të mirë dhe me një tavolinë shumë të mirë. Kjo nuk është aq e thjeshtë, sa mund ta themi me fjalë, sepse ka një proces shumë të gjatë të njeriut, që ndodh në të gjithë pjesën e trupit tonë.

Sekretet e verës nga somelierja Entela Cenko

Entela tani aktualisht, me çfarë po merresh në planet e tua?

Faktikisht jam konsulente në pjesën e restoranteve, trajnoj stafet në pjesën e menusë së ushqimit dhe të verërave. Njëkohësisht kam marrë një konsulencë shumë të madhe në Sarandë. Është një hotel shumë i madh, i cili është një pjesë që ne krenohemi si shqiptarë. Është Butrinti dhe bashkë me LM Comercial kemi një bashkëpunim, për pjesën e verërave dhe gastronomisë së etiketave. Kështu që jam në tërësi në të gjithë Shqipërinë, për degustime dhe shijime në këtë pjesë. E kam shumë kënaqësi të punoj, në pjesën e kësaj natyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF