Nga Ermand Mertenika / Inxhinier Biomjekësor
Zhvillimi i teknologjisë po shkakton një transformim rrënjësor në botën njerëzore. Inteligjenca Artificiale është kthyer tashmë në binjakun tonë virtual. Njeriu dhe Identiku Robotik, mendja jonë dhe mendja robotike, inteligjenca jonë natyrale dhe ajo Artificiale.
A po bashkëjetojmë me një botë paralele, botë tjetër virtuale metaverse?
Cili është qëllimi i kësaj bashkëjetese? “Mendja Robotike” e krijuar për të lehtësuar punën tonë apo për të na dominuar? Si po na dominon kjo “Mendje Robotike”? A jemi ne të riskuar nga ky zhvillim progresiv i pakthyeshëm? Efekti Bumerang i Inteligjencës Artificiale.
Vitet e fundit Inteligjenca Artificiale ka përhapur valën e saj galopante globale dhe kjo është bërë pjesë e jona e pashmangshme. Mendja Robotike ka filluar të dominojë në mënyrë indirekte në proceset tona të punës. Ky koncept teknologjik po thjeshton tejmase jetën tonë në çdo sektor si në industri, arsim, shëndetësi, jetën tonë sociale, ushtri, aeronautike farmaceutikë etj.
Jetojmë në një botë kapitaliste ku fokusi i vetëm është produktiviteti dhe profitanca dhe kjo “MENDJE ROBOTIKE” po i përshtatet më së miri duke na shmangur, po, po duke na lënë në një cep aty si të pavlefshëm për kohën moderne, ku teknologjia lëviz shumë shpejt me një shpejtësi marramendëse. Duket sikur Inteligjenca Natyrale “Mendja Njerëzore” po sfumohet, është kthyer e pafuqishme përballë këtij binjaku digjital, i cili funksionon në mënyrë automatike me një shpejtësi procesimi shumë të lartë.
Vite përpara industritë e automobilave kishin nevojë për Inteligjencën Natyrale (Kishin nevojë për staf të madh punonjësish), por sot kjo gjë ka ndryshuar. “Mendja Robotike” na ka dominuar në mënyrë mjaft indirekte. Dikur ky staf i madh punonjësish kishte një rendiment të ulët produktiviteti (feedback-u mujor i prodhimit të automobilave ishte i ulët) sot “MENDJA ROBOTIKE” e aplikuar në industri ka rritur produktiviteti masivisht, duke sjell përfitime madhore krahasuar me Inteligjencën Natyrale.
Pra, sot industritë funksionojnë me një staf minimal punonjësish (të mbi-kualifikuarit) dhe pjesën tjetër të punës e bëjnë më së miri këta robotë inteligjentë.
“MENDJA ROBOTIKE” është kthyer tashmë në thikë me dy presa (Beneficiare dhe Dominuese). Inteligjenca Artificiale ka prekur më së miri sektorin shëndetësor dhe ka sjell ndryshime mjaft të rëndësishme në këtë sektor. Zhvillimi masiv i robotëve kirurgjikale “Kirurgët Robotikë” po ndryshojnë totalisht jetën e pacientëve.
Sot, kirurgjitë e ndërlikuara kryen me “Kirurgë Robotikë”, të cilët karakterizohen nga një precizion i madh, saktësi matematikore dhe koha e rehabilitimit të pacientëve në gjendjen normale është e vogël, perfeksion në diagnostikim të saktë të sëmundjeve të ndryshme etj.
Ne e kemi krijuar këtë “TRU ELEKTRONIK” por më lind pyetja: A mund të funksionojë e pavarur Inteligjenca Artificiale? Sipas opinionit tim, gjithmonë do të kemi një sistem simbiotik midis Inteligjencës Natyrale (Njerëzore) dhe Inteligjencës Robotike. Të dyja këto koncepte funksionojnë njëkohësisht të ndërthurura me njëra-tjetrën për të arritur qëllimin e kërkuar. Në shëndetësi është arritur deri aty saqë të kemi sot mikrorobotë, mikroprocesorë të implementuar në trurin e njeriut dhe mesa duket qëllimi po arrihet që të na lexojnë dhe mendjen në një të ardhme të shpejtë me mikrokompjutera të programuar, të cilët instalohen në trurin e njeriut.
-
EKSKLUZIVE/ Arbana dhe BBV Kosova; Ja e vërteta e marrëveshjes!
3 Qershor, 11:18
Inteligjenca Artificiale duket sikur po kapërcen limite, ka krijuar mikrocipa për t’u përdorur si (interface) ndërfaqe dhe për të lexuar dhe kuptuar botën e mistershme të mendjes njerëzore. Mbase në një të ardhme mjaft të shpejtë, kjo Inteligjenca Artificiale mund të na ruajë dhe memorien tonë. Inteligjenca Artificiale në sektorin ushtarak ka gjetur një përdorim masiv, krijimi i dronëve ushtarakë, tankeve portative robotikë, në sistemin militar aeronautik etj. Krijimi i Humanoidëve (robotëve prototip njerëzorë) ka çuditur paksa jetën tonë, sepse teknologjia e tyre po imiton idealisht qeniet njerëzore në atë afër perfektes.
Inteligjenca Artificiale duket sikur me zhvillimin e saj po sfumon (po ul) koeficientin e Inteligjencës Natyrale, po na bën dembelë, të zgjidhim problematika të ndryshme lehtësisht pa e vrarë mendjen tonë, sepse ne i bëjmë një pyetje Inteligjencës Artificiale dhe marrim përgjigjen brenda sekondave.
“Mendja Robotike” sigurisht ka okupuar botën e Teknologjisë së Informacionit. Zhvillimi i aplikacioneve online rrit intensitetin e komunikimit dhe afron mendjet tona nga dy cepat më të largëta të botës, por njëkohësisht po dominon në mënyrë indirekte psikologjinë tonë duke na kthyer në introvertë duke e humbur ndjenjën e socializimit. Inteligjenca Artificiale po e dominon në mënyrë indirekte njerëzimin, ne e kuptojmë nga koshienca jonë si po funksionon, ulja e numrit të punonjësve, Introvertizmi dhe Anti-Socializimi po shkaktojnë problematika në familje dhe shoqëri etj.
Inteligjenca Artificiale është kthyer në një koncept ‘boomerang’. Po zhvillon, po ndërton, po proceson, por dhe po dëmton në mënyrë indirekte Inteligjencën Natyrale. Një gjë duhet të kuptojmë, Inteligjenca Artificiale nuk do të funksionojnë kurrë pa atë natyralen, duhet të dimë të përdorim për të përmirësuar jetën tonë.






Si të largoni celulitin me disa hapa natyralë!





Sekretet e verës nga somelierja Entela Cenko

Las Vegas në zemër të Tiranës!


Kanceri i mushkërive; ja simptomat!





Ushqimi që ul yndyrën e mëlçisë me 40%!
