KreuStil Jetese

5 të rejat e teknologjisë për muajin Qershor!

5 të rejat e teknologjisë për muajin Qershor!

Six Three Zero

5 të rejat e teknologjisë për muajin Qershor!

Thuaj lamtumirë kodrave dhe shijo një udhëtim të gjelbër me biçikletën elektrike SixThreeZero. E pajisur me një motor delikat prej 500 vatësh, ju nuk do të djersitni, përkundrazi do të përjetoni një udhëtim fantastik mbi këtë dyrrotak, i cili arrin shpejtësi nga 20-60 km në orë, ndërsa mund të karikohet gjatë pedalimit manual.

OnePlus Nordic Blue Edition

5 të rejat e teknologjisë për muajin Qershor!

Marka OnePlus sjell orën inteligjente Nordic Blue Edition. Ajo ka një dizajn sportiv, me kurorë prej çeliku dhe fushë që të kujton detin Fumd, shoqëruar me një lëkurë hibride, të gomuar në pjesën e brendshme. Ora bazohet në sistemin Android: mat hapat, rrahjet e zemrës, aktivitetin fizik dhe gjumin me saktësi perfekte.

Ferrari V12

5 të rejat e teknologjisë për muajin Qershor!

Ky automobil është një kryevepër që të lë pa fjalë, si për nga stili, edhe nga karakteristikat teknike. Ferrari V12, ka motor F140HD me aspirim natyral dhe garanton një performancë të paimagjinueshme: asaj i duhen vetëm 2,9 sekonda për të arritur nga 0 në 100 km/h dhe 7,9 sekonda për të arritur 200 km/h dhe ka 8 marsha.

iPad Pro 2024-3

Me ekran 11 dhe 13 inç, dizajn super të hollë dhe çip M4, ky iPad është një kompjuter i së ardhmes. Teknologjia OLED e ekranit rregullon ngjyrën dhe ndriçimin në intervale milisekondash. iPad Pro ka 4 bokse që dhurojnë tinguj të cilësisë së lartë, si realizon foto dhe video, edhe në dritë të ulët, falë kamerës 12 MP.

Sonos Ace

5 të rejat e teknologjisë për muajin Qershor!

Këto janë kufjet e para të shtëpisë botërore të audios; Sonos Ace kanë dizajn të rafinuar dhe cilësi superiore të audios, të ndarë sipas përmbajtjes muzikore dhe video, për shtëpi dhe studio. Kufjet me Bluetooth deri në 30 orë karikim, shmangin zhurmën falë 8 mikrofonave kontrollojnë ambientin, duke e përforcuar dëgjimin.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF