Dëgjojmë shpesh për dietën verore për të humbur peshë dhe për të përballuar më mirë “provën” e rrobave të banjës. Edhe pse nuk ka sezon të duhur apo të gabuar për të filluar të ndiqni një dietë, duke u kujdesur për shëndetin dhe trupin tuaj, stina e verës mund të përfaqësojë një mundësi shtesë për të motivuar veten dhe për t'iu përkushtuar ndjekjes së një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Mundësitë për të ushtruar aktivitet fizik jashtë hnë këtë periudhë janë vërtet të shumta në krahasim me stinët më të ftohta: ato ju ndihmojnë të mbaheni aktivë dhe të “digjni” një pjesë të kalorive të marra nëpërmjet të ushqyerit. Por nga ana tjetër, dyfishohen edhe aperitivët dhe darkat jashtë shtëpisë. Ja disa këshilla për dobësim të shpejtë:
Dieta verore duhet kuptuar si një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar që ju lejon të krijoni një deficit kalorish, të nevojshëm për humbjen e peshës. Një dietë drastike mund t'ju bëjë të humbni peshë shpejt, por ka një ndryshim thelbësor midis humbjes së peshës dhe dobësimit. Në rastin e parë humbisni kilogramët në peshore pa e ditur saktësisht nëse bëhet fjalë për masë të dobët, yndyrë apo lëngje. Në rastin e dytë ju humbisni kryesisht masën dhjamore. Në këtë drejtim, nëse doni të arrini rezultate të qëndrueshme, nuk do t'ju duhet të privoni veten nga gjithçka, por të bëni zgjedhje të ndërgjegjshme të cilat t`i zgjasni edhe përtej verës. Ja një sërë këshillash që mund të ndiqni në dietën tuaj verore (ose më mirë gjatë gjithë vitit):
1.Përpiquni të jeni sa më aktivë
2. Konsumoni fruta dhe perime ne çdo vakt; këto të fundit kanë shumë ujë e pak kalori, ndërsa frutat janë perfekte për një shuarje të shpejtë të urisë3. Konsumoni sasinë e duhur të proteinave pa yndyrë-Ushqimet e pasura me proteina (mish pa dhjamë, peshk, vezë) ndihmojnë në ruajtjen e ndjenjës së ngopjes për më gjatë, kështu që do të shmangni tundimin për të konsumuar ushqime jo të shëndetshme gjatë ditës;
4. Zgjidhni karbohidratet komplekse me drithëra të plota
Për të humbur peshë nuk do t'ju duhet të eliminoni bukën, orizin apo makaronat, por duhet t'i hani ato në sasinë e duhur. Konsumi i një pjese të mirë të drithërave të plota ndihmon në rritjen e ndjenjës së ngopjes dhe ushqimin e mikrobiomës së zorrëve;
5. Hidratohuni siç duhet
Marrja e sasisë së duhur të ujit është një rregull që vlen gjithmonë, aq më tepër në stinën e verës, kur humbni më shumë lëngje nga djersitja. Në këtë mënyrë do të shmangni edhe shkëmbimin e stimujve të etjes me ato të urisë, duke nxitur rënien në peshë;
6. Mos e teproni me kripën dhe erëzat
Sa herë keni menduar të “ushqeheni mirë për të humbur peshë” duke konsumuar një sallatë të shoqëruar me një fileto peshku? Mund të jetë e saktë nëse nuk e teproni me vajin, por nëse mendoni se po hani një vakt me pak kalori dhe e shijoni sipas dëshirës, ka shumë mundësi që të mos merrni rezultatin e dëshiruar.


Si të ulni nivelet e larta të yndyrave në gjak




5 të rejat e teknologjisë për muajin Qershor!



Kuinoa: 5 përfitime befasuese që duhet t'i dini!





Dhimbe koke nga vapa: ja ç’duhet të bëni!



Ornela Biberaj: Modeli im, për të qenë ONE!

Çfarë është paraliza e gjumit?

