I nxehti pervelues nisi shume shpejt kete seozn veror. E premtja (nesër) mendohet se do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat pritet të arrijnë nga 41 deri në 43 gradë Celcius, në të paktën 5 qarqe të vendit. Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sipas të cilit vendi do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë. Referuar parashikimit nga SHMU në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë celcius, ndërsa Elbasan, Berat e Fier termometri do të regjistrojë 43 gradë celcius.
Temperaturat parashikohen:
-Në zonat malore 20 deri 39°C
-Në zonat e ulëta 22 deri 41°C
-Në zonat bregdetare 23 deri 39°C


Ç’duhet të dini para se të konsumoni shalqi?




Dieta e verës: Si të kthehemi në formë shpejt!


Si të ulni nivelet e larta të yndyrave në gjak




5 të rejat e teknologjisë për muajin Qershor!



Kuinoa: 5 përfitime befasuese që duhet t'i dini!




